Top Channel/ Greqia legalizon emigrantët! Përfitojnë ata pa letra, por të punësuar prej tre vitesh
15/12/2023 19:45

Me një amendament të ri të dorëzuar nga Ministri i Emigracionit dhe Azilit, Dimitris Kairidis, Greqia parashikon që emigrantët nga vendet e treta, të cilët kanë qëndruar në vend pa leje për tre vjet deri më 30 nëntor 2023, tani kanë të drejtë të marrin një leje qëndrimi të ligjshme nga Sekretariati i Administratës së Decentralizuar. Deri më sot emigrantët e paligjshëm, pra ata që nuk kishin aplikuar për azil ose ju ishte refuzuar kërkesa ,mundeshin vetëm në kushte shumë strikte të kërkonin leje qëndrimi dhe veçanërisht vetëm nëse plotësonin 7 vite pranie të vazhdueshme në vend. Tashmë thjeshtësohen kushtet dhe ata që kanë hyrë ilegalisht deri më 23.11.23 dhe kanë 3 në vend të 7 viteve marrin leje të posaçme qëndrimi, si për vete ashtu edhe familjarët e tyre. Ky zhvillim duket se lidhet me faktin se punëdhënësit grekë kanë presion për të gjetur fuqi punëtore, kryesisht për punët bujqësore dhe qeveria ndërhyn me vendosmëri në këtë çështje pasi bëhet fjalë se kjo masë përfshin rreth 30.000 të punësuar . Nisma legjislative e Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Shoqërore dhe Ministrisë së Emigracionit dhe Azilit, thuhet se sjell rregull në kaosin që ekzistonte dhe lufton paligjshmërinë dhe punën në të zezë , pasi për herë të parë lidhet leja e qëndrimit me ofertën e punës. Leja do t'u jepet VETËM atyre që kanë një ofertë pune dhe mund të dëshmojnë se janë duke punuar dhe do t'u hiqet kur punësimi ndërpritet për çfarëdo arsye.

Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
Top News- 2.500 marinsa amerikanë e aeroplanmbajtëse drejt Lindjes së Mesme, hakmarrje ndaj Iranit
20/03 22:30
Top News- “Pa SHBA, është një tigër letre”/ Donald Trump sulmon NATO-n: Frikacakë, ne nuk harrojmë
20/03 22:15
Top News – Gabimi trashanik i oficerit francez, zbulon vendndodhjen e aeroplanmbajtësen luftarake
20/03 22:00
Top News- Macron “luftë” në det me Putinin, marina franceze godet flotën fantazmë të Rusisë
20/03 21:15
Top News- “U pushuam nga puna se hetuam Trump”, plas në FBI mes agjentëve e drejtorit
20/03 20:56
Top News- Komanda jugore e SHBA godet anijen në Paqësor, Trump nuk fal: Ishin trafikantë
20/03 20:12
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
DIGITALB DIGITALB