Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02/2026 23:01

Qeveria greke po përgatit një plan të ri për menaxhimin e migracionit, me fokus në rritjen e kthimeve të personave që nuk përfitojnë azil dhe në këtë kuadër ajo po ecën përpara me krijimin e qendrave të riatdhesimit për azilkërkuesit e refuzuar në vendet jashtë BE-së. Deklaratat u bënë nga Ministri i Migracionit dhe Azilit, i cili theksoi se në vitin 2025 u regjistrua një ulje prej 21% e mbërritjeve të paligjshme krahasuar me vitin 2024, ndërsa gjatë pesë muajve të fundit rënia arrin në 40%, që përkthehet në rreth 13 mijë hyrje më pak. Megjithatë, sipas ministrit, sfida kryesore mbetet procesi i kthimeve. Greqia realizon çdo vit rreth 5.000 deri në 7.000 kthime, një shifër që konsiderohet e pamjaftueshme në raport me flukset, të cilat arrijnë rreth 40 mijë persona në vit. Në këtë kuadër, Greqia po bashkëpunon me Gjermaninë, Holandën, Austrinë dhe Danimarkën për krijimin e qendrave të kthimit në vende të treta jashtë Bashkimit Evropian, me preferencë në vende të Afrikës. Siç shpjegoi ministri, personat, kërkesa për azil e të cilëve refuzohet dhe që nuk mund të kthehen në vendin e origjinës, do të transferohen në këto qendra. Deklaratat vijnë në një moment kur Parlamenti grek miratoi para rreth dy javësh ligjin për “Promovimin e Politikave të Migracionit të Ligjshëm”. Qëllimi i tij është krijimi i një sistemi më të shpejtë dhe funksional për migracionin e ligjshëm, me më pak burokraci dhe procedura të thjeshtuara për punësimin e shtetasve nga vendet e treta, ndërsa paralelisht parashikohen masa më të rrepta për të frenuar migracionin e paligjshëm dhe për të forcuar bashkëpunimin me vendet e origjinës në çështjen e kthimeve.

Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
DIGITALB DIGITALB