Greqia planifikon të heqë kufizimet e karantinës nga java e ardhshme për udhëtarët nga Bashkimi Evropian dhe nga pesë vende të tjera. Lajmin e ka konfirmuar per agjencine Reuters nje zyrtar I larte I qeverise duke ruajtur anonimatin. Sipas tij qytetarët nga BE, SHBA, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të lejohen të udhëtojnë në Greqi përmes aeroporteve të Athinës, Selanikut,Iraklios ,Chanias, Rodosit, Kosit, Mykonos, Santorinit , Korfuzit, dhe dy vendkalimeve kufitare tokesore.