Brenda ditës do të transferohet në ishullin Karpathos në Egjeun juglindor një bateri raketore Patriot, si masë parandaluese për shkak të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme. Vendimi që ka marrë qeveria greke orët e fundit konsiderohet një lëvizje mbrojtëse, me synim forcimin e mburojës ajrore në juglindje të vendit dhe rritjen e gatishmërisë përballë çdo kërcënimi të mundshëm.