Top Channel/ Greqia armatoset në Izrael Investim 2 miliardë euro për kupolën kundërajrore
14/11/2024 22:39

Greqia është në bisedime me Izraelin, për blerejn e të ashtuquajturës kupolës së mbrojtjes kundërajrore dhe raketore, e quajtur ndryshe dhe «Iron Dome», me vlerë 2 miliardë euro. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, që i referohet burimeve ushtarake greke të cilat theksojnë se kupola anti-drone, e ngjashme me atë që përdor tashmë Izraeli në konfliktin në Gaza dhe Liban, është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të modernizuar forcat e armatosura greke , pasi vendi po rimëkëmbet nga kriza e zgjatur e borxhit publik. Lajmi bëhet me dije vetëm disa orë pas një konference me dyer të mbyllura në parlament me ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias i cili ka paraqitur edhe një plan 10 vjeçar me ristrukturim të forcave ushtarake greke me vlerë disa mld dollarë. Të arrijmë një tavan, këtë e kam thënë publikisht, nuk është sekret ushtarak, me 200 avionë të gjeneratës se 4,5 dhe të 5 të. Do me thënë kur të blejmë Viper-at modernë , Rafalë-t dhe F-35. Kjo do të na mundësojë shkallëzim ekonomik , duke çliruar burimet njerëzore në mënyrë që të mund të mbajmë një Forcë Ajrore, më të fuqishmen që kemi pasur ndonjëherë. Duke theksuar se nuk ka nevojë që Greqia të ketë më shumë reparte ushtarake se SHBA, Dhendias ka thënë se do të mbyllen të paktën 132 prej mbi 837 ekzistueseve për ti bërë ato që mbeten më të fuqishme dhe me mbi 70% më shumë në numër me forca ushtarake dhe armë. Gjithashtu do të krijohen 16 njësi kryesore këmbësorësh për mbështetjen e Marinës luftarake, me tanke të gjeneratës së tretë në ishuj ,ndërsa do të blihen raketa strategjike me rreze të gjatë. Duhet të hyjmë në epokën e dronëve. Çdo njësi e ushtrisë greke do të ketë një aftësi përdorimi të sistemeve anti-drone dhe 3 nga 4 llojet e batalioneve që po krijojmë do të kenë gjithashtu aftësinë për të emetuar dronë. Ministri grek ka deklaruar se duhet kaluar tashmë në epokën moderne të komunikimeve satelitore me një satelit grek ,ndërsa duhet të përgatitet vendi edhe për armatimin, në aftësitë e luftës kibernetike, sulmuese dhe mbrojtëse. Struktura e re e Forcave Ushtarake aspiron të mbështetet me kalimin e kohës nga industria vendase e mbrojtjes dhe e ndërtimit të anijeve, e cila do të ketë në dispozicion fonde prej 6-7 miliardë eurosh për të marrë pjesë në zbatimin e programeve të reja.

Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07