Edhe pse zbatimi i Kodit të ri të Emigracionit në Greqi ishte parashikuar të niste nga 1 janari i këtij viti, autoritetet greke e shtynë atë për në muajin prill. I miratuar vitin që shkoi nga parlamenti grek, Kodi sjell lehtësim të procedurave ligjore si në marrjen e lejeve të qëndrimit edhe në sektroin e punësimit sezonal të migrantëve duke njësuar bazën ligjore për emigracionin me vendet e Bashkimit Europian.