Në kohën kur kujtimi i fundit tragjik të 20 vjecares Caroline Crouch është ende i freskët në Greqi, një tjetër krim i rëndë tronditi vendin fqinj. Një 30 vjecar është akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij 26 vjece në Folegandros, e tashmë, ai është në duart e policisë. Mbi të riun rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të Garyfallia Psarakou, të cilën e hodhi nga shkëmbi pas një zënke të momentit. Mësohet se ai ka hyrë më pas në ujë por kur ka parë që e reja nuk lëvizte, është kthyer mbrapsht.