Tubimi i mijëra shqiptarëve në mbështetje të ish-liderëve të UCK-së ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia prestigjioze Associated Press raportoi: “Mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin shqiptar kundër gjykatës së mbështetur nga BE që po ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës.” Tituj të ngjashëm janë publikuar edhe nga The Ëashington Post dhe “The Telegraph”. Pamjet nga protesta janë shpërndarë edhe nga Richard Grenell, Emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, i cili në rrjetet sociale kritikoi ashpër Gjykatën Speciale dhe Prokurorin Jack Smith. Grenell deklaroi se veprimet e gjykatës “kanë dalë jashtë kontrollit” dhe se “kanë shkaktuar indinjatën e një populli që kërkon drejtësi”.