Qindra përkrahës të partisë komuniste dhe aktivistë të grupeve të majta janë mbledhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të Athinës, duke marshuar drejt Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Tubimi i protestës u organizua si reagim ndaj ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së në Venezuelë dhe arrestimit të presidentit Nicolás Maduro. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime “Solidaritet me popullin e Venezuelës” dhe brohoritën slogane kundër politikës së jashtme amerikane. Para ambasadës, ata dogjën flamurin amerikan, ndërsa forca të shumta policie ishin të vendosura në zonë. Organizatorët e protestës folën për shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të një shteti sovran.