Top Channel/ Grekët festojnë Ditën e Epifanisë, qindra besimtarë sfidojnë acarin
06/01/2025 19:33

Besimtarë grekë kanë marrë pjesë në festimet e Ditës së Epifanisë, një nga festat më të rëndësishme të fesë ortodokse greke. Sipas ritualit shumë prej tyre zhyten në det për të kapur kryqin që hedh mitropoliti apo prifti që bekon ujërat. Ky ritual kryhet në të gjithë vendin dhe përkujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan. Në Pire të Athinës, në kremtimin e kësaj feste dhe në ceremoninë e bekimit të ujërave ka marrë pjesë vetë kryepeshkopi i Greqisë Ieronimos që ka hedhur kryqin në det pas Liturgjisë Hyjnore në Kishën e Trinisë së Shenjtë. Personi që është hedhur në ujërat e akullta bashkë me dhjetëra të tjerë dhe ka gjetur kryqin ishte një komando detare në pension. Pavarësisht temperaturave të ulëta ceremoni të tilla të “Bekimit të Ujërave” janë zhvilluar në të gjitha qytetet e tjera të vendit apo edhe në ishujt e Greqisë, në të cilat marrin pjesë përvec autoriteteve lokale edhe politikanët e vendit. Kryqi i bekuar nga prifti para ceremonisë i hedhur në ujërat e deteve, liqeneve apo lumenjve, besohet se do të sjellë fat të mirë për vitin në vijim për ata që e gjejnë atë në ujë. Madje notarët besojnë se personi që merr kryqin e shenjtë prej druri do të çlirohet nga shpirtrat e këqij dhe do të jetë i shëndetshëm gjatë gjithë vitit. Moti i mirë me diell ndihmoi të merrni pjesë në këto kremtime miliona grekë. Epifania, ose “Bekimi i Ujërave”, mbahet çdo vit më 6 janar dhe është një festë publike në të gjithë Greqinë që shënon edhe fundin e festave të Krishtlindjes.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05