Turiste, biznesmene apo spiune? Ngjarjet ne Gramsh e Polican nuk përbëjnë të parën herë kur shtetas rusë e cekë i kushtojnë një vëmendje jo të zakontë objekteve ushtarake e uzinave të armëve në Shqipëri e përpiqen të sigurojnë pamje të tyre. Vitin që shkoi, autoritetet shqiptare nisën të hetonin dy shtetas ruse e pesë cekë nën dyshimet për spiunazh ushtarak të kryer gjatë stërvitjes “Defender Europe 2021”.