Kriminelë kibernetikë rusë qëndrojnë pas sulmit me virusin ransomëare që shënjestroi njërën prej kompanive më të mëdha private të sigurimeve në Australi, duke ekspozuar në rrjetin e errët në internet të dhëna personale të milionë njerëzve. Policia Federale Australiane njoftoi se e kanë zbuluar tashmë identitetin e autorëve të sulmit ndaj Medibank, megjithatë emrat e tyre nuk u bënë të ditur.