Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një i moshuar dyshohet se është grabitur dhe më pas është vrarë. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Bashkim Durmishi. Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, shihen forca të shumta policie në vendin e ngjarjes. Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur. Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës.