Persona endë të paidentifikuar, kanë vjedhur gjatë natës se kaluar gjimnazin në fshatin “Gruemirë” të Malësisë së Madhe. Ata mësohet se janë futur në ambientet e brendshme të shkollës dhe të drejtorisë, duke vjedhur disa laptopë dhe pajisje në zyrën e drejtorit. Sipas drejtuesve të zyrës Vendore të Arsimit, hajdutët nuk kanë prekur amzat e nxënësve. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autoret teksa shkolla nuk ka as kamera.