Të afërmit dhe fqinjët e personave të dhunuar në Dom të Klosit kanë folur në lidhje me ngjarjen duke u shprehur se kjo ishte e pazakontë për ta dhe se nuk kishte ndodhur më parë një gjë e tillë në fshat. Ata thanë se familja e grabitur është një familje shembullore, të cilët përveç se nuk i kanë bërë keq askujt, kanë ndihmuar në raste nevoje banorët e fshatit.