Nuk ka ditë tashmë që mund të kalojë pa një artikull për emigrantët e paligjshëm shqiptarë në mediat britanike. Daily Mail shkruan së fundi se kontrabandistët janë duke reklamuar me të madhe në Tik Tok një udhëtim të parashikuar për të premten, të cilin e përshkruajne si 100,000% të sigurt, duke iu referuar edhe faktit që kushtet atmosferike parashikohen të jenë mjaft të mira.