Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë pasi një 25-vjeçar ka goditur mjetin e një 18-vjeçari me makinën e tij. Mësohet se 25-vjeçari që drejtonte një mjet tip “Benz”, goditi disa herë mjetin e 18-vjeçarit, duke i rrezikuar seriozisht jetën. Sakaq, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar shtetasin E.H, 25-vjeç.