Top Channel/ “Goditet” Republika Srpska: Aktakuzë krerëve ushtarakë për krime lufte!
30/12/2023 13:57

Drejtësia vonon, por nuk harron: Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftoi ngritjen e një aktakuze ndaj pesë krerëve të lartë të ushtrisë së Republikës Sërpska, nën dyshimin se në vitin 1992, kanë kryer krime lufte në një fshat në afërsi të qytetit veriperëndimor të Bosnjës. Aktpadira nënvizon se komandantët në fjalë, Veljko Brajic, Sllobodan Taranjeq, Ranko Kaurin, Branko Xhenopoljeq dhe Drashko Topic, morën pjesë në sulmin e armatosur të artilerisë dhe këmbësorisë në fshatin e pambrojtur Brishevë, si dhe në qytezat përreth Prijedorit, i cili banohej kryesisht nga popullatë civile e kombësisë kroate. “në atë kohë, brenda harkut kohor të vetëm pak orëve u vranë 61 persona, më i riu nga viktimat vetëm 16 vjec. Tre vetë u zhdukën, eshtrat e tyre ende sot e kësaj dite nuk janë gjetur”, thuhet në njoftim. Në aktakuzë flitet po kështu për dhunë seksuale ndërsa dhjetëra vetë, kryesisht burra, u dërguan në kampet e Prijedorit. Disa prej tyre humbën jetën gjatë transportit. Trupat e një numri të madh viktimash u gjetën, u zhvarrosën dhe u identifikuan gjatë viteve 1997, 1998 dhe 2001. Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës thotë se do t’i vërtetojë akuzat duke thirrur 143 dëshmitarë, nga të cilët pesë dëshmitarë do të dëshmojnë nën masat e caktuara mbrojtëse, dy ekspertë, si dhe me dorëzimin e më shumë se 300 provave materiale. Në Prijedor dhe qytetet përreth u vranë rreth 3200 persona, ndërsa 30,000 vetë të kombësisë joserbe kaluan nëpër kampet Trnopolje, Omarska dhe Keraterm.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01