Kryekomisari dhe Shefi i Njësisë së Hetimit KibernetikHergis Jica në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se është zbuluar një skemë krimi kibernetik në vendin tonë. Pas kallëzimit të marrë nga një bankë e nivelit të dytë, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nisi hetimin.