Moti u përkeqësua sërish gjatë kësaj të mërkure. Temperaturat ranë dhe rinisën reshjet e shiut, ndërsa në veri dhe juglindje zona të tëra u zbardhën nga bora. Dëbora ka arritur një trashësi prej 50 centimetrash në në Dardhë të Korçës duke vështirësuar qarkullimin, por nuk raportohen akse të bllokuara.