Siguria vijon që të mbetet shqetësimserioz për togat e zeza në godinat ku japin drejtësi në emër të republikës. Nënkryetari i Gjykatës së tiranës, Gerd Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët theksoi kërkesat e vazhdueshme që ka bërë për prezencë të policisë në gjykatë dhe në ruajtjen e ambienteve 60 punonjës policie do të mjaftonin për sigurinë tonë. Duam nga një polic për kat. Godinat e gjykatave ku ka prova të rëndësishme pasdite I ruan zoti. Përvecc sigurisë, një tjetër problem shqetësues sipas nënkryetarit të gjykatës është edhe mungesa e ambienteve, aktualisht në gjykatën penale operohet vetëm me 3 salla. Aktualisht gjykata e tiranës funksionon me 55 gjyqtarë nga 80 që ka organika ccka reflekton në punën e përditshme të gjyqatarëve dhe në zgjatjen e kohës së qytetarëve duke pritur drejtësi.