Të 10 të arrestuarit si trafikantë dhe anëtarë të grupit kriminal shqiptaro kolumbian, i mohuan akuzat dhe këmbëngulën se nuk kishin lidhje me 430 kilogramët e kokainës. Por prokurori i SPAK që ndoqi për disa muaj bashkë me agjencitë e huaja rrugëtimin e kokainës drejt Fierit këmbëngul se provat tregojnë të kundërtën.