Dy avokatet falas, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia kanë kaluar pragun e Gjykatës Antikorrupsion dhe kanë hyrë në sallën ku do të mbahet procesi me dyer të mbyllura ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Dy avokatet që do përfaqësojnë Berishën kanë studiuar aktet për mbi katër orë. Për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, avokatja Jalldiz Kastrati tha se është e vendosur për ta përfaqësuar Berishën.