U zhvillua këtë të martë në Gjykatën e Lezhës seanca gjyqësore ndaj portugezit Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në Shëngjin, në prill të vitit 2023. Gjatë seancës, pala mbrojtëse paraqiti konkluzionet përfundimtare dhe kërkoi pafajësinë e Saraivës. Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se nuk ka asnjë provë që implikon klientin e tij në këtë ngjarje.