Më në fund drejtësia e ka një adresë ku ta njoftojë Dritan Rexhepin dhe kjo vendndodhje është burgu i sigurisë së lartë në Turqi. Gjykata e Posaçme urdhëroi që përmes një letër rekomandeje, 43 vjeçari të vihet në dijeni për nisjen e procesit ku ai akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës.