Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale që lidhet me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Për këtë çështje janë marrë të pandehur në total 9 persona, mes tyre ish-drejtues institucionesh dhe persona të përfshirë në procesin e ndërtimit. Sipas organit të akuzës, tre ish-drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhuni, akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.