Top Channel/ Gjykata rumune mban në fuqi vendimin, kandidati pro rus jashtë garës presidenciale
12/03/2025 19:01

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka mbajtur në fuqi vendimin për t’ia ndaluar populistit, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të majit. Më 11 mars, Georgescu apeloi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ia ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale, pasi kandidatura e tij “nuk përputhet me kushtet që i parasheh ligji”. Vendimi ishte unanim, pasi të nëntë gjykatësit votuan për të refuzuar ankesën. Ministri i Drejtësisë, Radu Marinescu, tha se vendimi është obligues dhe duhet të respektohet. Ai mbrojti vendimin e gjykatës, duke thënë se “ekstremizmi është i papranueshëm në një shoqëri demokratike”. Afër 500 mbështetës të Georgescut janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Rumanisë, ku gjendet edhe Gjykata Kushtetuese. Georgescu, i cili është kritik i NATO-s dhe kundërshton mbështetjen rumune për Ukrainën që po lufton pushtimin rus, ishte fituesi i rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në nëntor të vitit 2024. Megjithatë, pas zgjedhjeve inteligjenca rumune tha se aktorët e huaj, me gjasë Rusia, kishin manipuluar platformat e rrjeteve sociale, veçanërisht TikTok-un, në të mirë të Georgescut. Në një video të publikuar në Facebook pas vendimit të Kushtetueses, Georgescu tha se vendimi i gjykatës “nuk ishte dhe nuk është për Calin Georgescun. Mund të ishte kushdo tjetër. Sistemi nuk e pranon askënd që është jashtë tij”.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46