Gjykata e Lartë shfrytëzoi fundin e vitit për të bërë bilancin jo vetëm për gjyqtarët që japin drejtësi, por edhe qytetarët që presin. Sfidë për 2023 mbetet sërish stoku i dosjeve, tha zv.kryetari Sokol Sadushi. “Prej tre vjetësh, fokusi i opinionit publik ka qenë tek ulja e numrit tepër të lartë të çështjeve të prapambetura. Kjo ishte dhe vijon të mbetet një prej sfidave kryesore të trupës së gjyqtarëve.