Top Channel/ Gjukanoviç: Praktika e tranzicionit demokratik të pushtetit e mirëseardhur në Mal të Zi
18/05/2023 18:46

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka pritur në takim presidentin e zgjedhur, Jakov Millatoviç. Dy ditë para ceremonisë së betimit, Gjukanoviç i ka uruar pasardhësit të tij mandat të suksesshëm dhe nga pozita e presidentit të kontribuojë në realizimin e interesave kombëtare të vendit. Gjukanoviç ka thënë se praktika e tranzicionit demokratik të pushtetit është e mirëseardhur në rritjen e kulturës demokratike në Mal të Zi. Ai ka theksuar nevojën për vazhdimin e rrugës euro-integruese të Malit të Zi. “Ideja e atij dialogu ishte të kontribuojë në tranzicionin demokratik të kësaj pjese të pushteti, të kontribuojë në vazhdimësinë institucionale përmes bisedës nga pozita e Presidentit të Shtetit të Malit të Zi. Mendoj se si praktikë është e mirëseardhur dhe hedh dritë shtesë mbi kapacitetin në rritje të kulturës demokratike në Mal të Zi. Bisedat ishin sigurisht interesante, biseduam për shumë tema, folëm mbi të gjitha për kornizën politike rajonale evropiane dhe globale në të cilën Mali i Zi duhet të përpiqet të realizojë interesat e tij kombëtare në periudhën e ardhshme. Gjithashtu folëm në detaje për shumë aspekte të politikës së brendshme, u pajtuam se ka shumë sfida përpara Malit të Zi dhe se është shumë e rëndësishme që Mali i Zi të konsolidojë sa më shpejt stabilitetin të brendshëm politik, të ripërtërijë angazhimin për reforma, në mënyrë që të jetë në gjendje të përparon drejt qëllimit të saj evropian sa më shpejt që të jetë e mundur. Pozicioni i presidentit në atë politikë është shumë i rëndësishëm dhe me shumë ndikim, besoj se kështu do të jetë edhe në periudhën e ardhshme, besoj se Mali i Zi do të vazhdojë të ecë me sukses në rrugën e zhvillimit evropian”, ka thënë ai.

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10