Qytetarët në Mal të Zi votuan këtë të diel për të zgjedhur presidentin e ri. Kreu aktual i shtetit, Milo Gjukanoviç kishte rival Jakov Millatoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve. Që të dy i premtuan elektoratit drejtim europian. Gjukanoviç kishte një mesazh edhe për Serbinë pasi hodhi votën e tij në Podgoricë.