Mali i Zi është në mesin e një krize qeveritare, teksa mosmarrëveshjet po shtohen në radhët e shumicës. Presidenti Millo Gjukanovic, njëherazi kryetar i partisë më të madhe opozitare (PDS), kërkon të marrë revanshin, thote DW. Ai vlerëson se është koha për të krijuar një mazhorancë më të gjerë e më të fuqishme pro-europiane.