Presidenti i Malit të Zi e paralajmëroi hapur kryeministrin Dritan Abazovic se qeveria e tij e pakicës do të rrëzohet , nëse nënshkruan Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Duke folur për tekstin e marrëveshjes, Gjukanovic tha se ajo përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”, e kjo konsiderohet e patolerueshme.