Për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës dhe për qytetarët, Policia Rrugore është angazhuar maksimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët konstatohen duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të drejtuesve të automjeteve të cilët mbajnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.