Mbrojtja e gjuhës mëmë në komunikime dhe dokumente zyrtare nuk është një shqetësim vetëm i Shqipërisë. Së fundmi, qeveria italiane ka hartuar një projektligj ku kërkon gjobitjen e zyrtarëve me 100 mijë euro nëse përdorin anglishten apo gjuhë të tjera gjatë punës në institucione publike. Shembulli i vendit tonë fqinj, për gjuhëtarin Gjovalin Shkurtaj është hapi i fundit që duhet ndjekur.