Top Channel/ GJKKO dënon me burgim të përjetshëm për maskarën e Lushnjes, Laert Haxhiun
24/04/2024 18:07

Gjykata e Posacme dënon me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiun, kundërshtarin e bandës së Aldo Bares, shtatë vite pas maskarës së Lushnjes me 2 të vrarë, Zamir Latifit, mik të nipit të Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxhës, ndonëse objektivi i vrasjes ishte djali i vëllait të Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Nipi i të fortit të Lushnjës ishte larguar nga vendi i ngjarjes vetëm pak minuta para atentatit. Gjykata e Posacme në vendimin e dhënë për Haxhiun e dënon atë për Vrasje me paramendim” për hakmarrje, mbetur në tentativë, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”. Me këtë vendim, Haxhiu rrezikon të kyçet përjetë në qelitë e burgut shqiptar, nëse drejtësia greke, aty ku edhe u arrestua në maj të një viti më parë, vendos për ekstradimin e tij në Shqipëri. Ndonëse gjykata e Apelit të Janinës i hapi rrugë ekstradimit të Laert Haxhiut në Shqipëri, 31-vjeçari lushnjar do luajë mundësinë e fundit, atë të kundërshtimit të vendimit të ekstradimit në Gjykatën e Lartë. Ajo që e fundosi përfundimisht Laert Haxhiun ishte dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e Haxhiut në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi. Mes rrëfimit ishte dhe plani i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë, përfshirë prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe atë të Lushnjës, Merita Selimi, për të cilat u sigurua mbrojtje e posaçme.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06