Tuneli i Llogorasë hapet këtë të premte për qarkullimin e mjeteve. Në orën 10:00, do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të tunelit më të gjatë në vendin tonë. Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.