Në qarkun e Gjirokastrës do të garohet në 7 bashki ku më e madhja është ajo e Gjirokastrës pasuar nga Tepelena, Dropulli, Përmeti, Këlcyra, Memaliaj e Libohova. Dorëzimi i materialeve zgjedhore është duke ndodhur në disa bashki dhe nuk janë evidentuar probleme teknike sa i përket materialeve zgjedhore.