Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e partisë në selinë rozë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes duke thënë se PS është gati që sot të hyjë në garë për të fituar zgjedhjet e pjesshme lokale.