Shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë dhe iu drejtua Buças, qyteza e vogël në periferi të Kievit e kthyer në skenën e mizorive më të mëdha të forcave ruse, të cilat akuzohën se kanë kryer këtu krime të luftës para se të tërhiqeshin në muajin prill. Ndalesa e Baerbock përbën vizitën e parë të një anëtari të Qeverisë gjermane në Kiev, që prej fillimit të agresionit rus në 24 shkurt.