Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania përgatitet të lejojë pa kushte shtetësinë e dyfishtë. Bundestagu ka nisur konsultimet për reformimin e ligjit të ri të shtetësisë, i cili vjen me disa risi. E para dhe më kryesorja është se lejohet shtetësia e shumëfishtë për shtetasit e BE-së, Zvicrës si edhe për fëmijët e lindur dhe rritur në Gjermani deri në moshën 22-vjeçare.