Top Channel/ Gjermania sekuestron superjahtin, oligarku rus e kishte ‘fshehur’ në emrin e motrës
14/04/2022 18:52

Gjermania ka sekuestruar superjahtin më të madh në botë, i cili rezulton në emër të motrës së oligarkut të sanksionuar rus Alisher Usmanov. Policia federale gjermane tha të enjten se kishte sekuestruar Dilbarin me vlerë 600 milionë dollarë, pas disa javësh punë hetimore që ekspozoi pronësinë e vërtetë të jahtit, pavarësisht një lëmshi të vërtetë dokumentash që tentonon të fshihnin pronarin. Jahti është i regjistruar në Maltë - një vend mjaft i preferuar nga super të pasurit për të fshehur pasurinë e tyre. Autoritetet gjermane thanë se kishin përcaktuar se jahti ishte në pronësi të motrës së Usmanov, Gulbakhor Ismailova. Usmanov, një manjat i telekomunikacionit që zotëron rezidencën 48 milionë paundëshë Beechwood House në Highgate, Londër dhe shumë pasuri të tjera, u sanksionua nga MB muajin e kaluar. Miliarderi, i cili ka pasur interesa të mëdha në klubet angleze të futbollit Arsenal dhe Everton, tashmë ishte sanksionuar edhe nga BE dhe SHBA. Ismailova dhe një tjetër nga motrat e Usmanov, Saodat Narzieva, i janë nënshtruar gjithashtu sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se Usmanov "transferoi në mënyrë indirekte asete te Ismailova, duke përfshirë edhe atë për lënien e motrës së tij si pronarja e vetme përfituese e jahtit Dilbar".

Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56