Kancelari gjerman Olaf Scholz del sot përpara Bundestagut për të parën herë që nga shembja e koalicionit qeveritar tre partiak. Pritet një duel i tij me kandidatin e CDU-së në opozitë , Friedrich Merz, si por edhe kryeministrin bavarez, Markus Söder, thonë mediat atje. Pas goditjes që mori koalicioni qeverisës javën e kaluar, fillimisht pati mosmarrëveshje për afate që lidheshin me datën e votëbesimit edhe atë të zgjedhjeve, por të martën fraksionet SPD dhe Unioni ranë në ujdi.