Bundestagu gjerman miratoi sot ndryshimet e Ligjit mbi migracionin, me të cilat u ofrohet mundësi azilkërkuesve që jetojnë 5 vite e më tepër në Gjermani si dhe punëtorëve me kualifikime për të marrë një leje të përhershme qëndrimi. Për ndryshimet e këtij ligji votuan 371 deputetë të Bundestagut, 226 ishin kundër, kurse 57 abstenuan.