Top Channel/ Gjermania “lodhet” nga ukrainasit: Shkurtim i ndihmës sociale!
25/11/2024 11:48

Nëse partitë konservatore CDU-CSU, fitojnë zgjedhjet e shkurtit 2025, ato mund të shkurtojnë përfitimet sociale: Heqja e kontributit social, të ashtuquajturit "paratë për qytetarin" do të lidhet me personat që kanë mbetur të papunë për një periudhë më të gjatë kohore, si dhe integrimi më i mirë i më shumë se 5.5 milionë të papunëve afatgjatë në tregun e punës. Sipas sondazheve, kreu i CDU dhe kandidati për kancelar Friedrich Merz ka shans të mirë për të zëvendësuar Olaf Scholz nga SPD si kancelar pas zgjedhjeve të reja të planifikuara për më 23 shkurt. Konservatorët sakaq ngrenë pikëpyetje të mëdha edhe nëse ukrainasit që vijnë në Gjermani duhet të vazhdojnë të marrin "paratë për qytetarin" në vend të përfitimeve më të ulëta, si i marrin azilkërkuesit e tjerë. Pas sulmit rus në Ukrainë rreth 1000 ditë më parë, shumë refugjatë ukrainas iu drejtuan Gjermanisë. Deri më tani, ata kanë marrë përfitime sociale në përputhje me ligjet europiane. Zëdhënësi për politikat sociale të grupin parlamentar të CDU/CSU, Stephan Stracke (CSU), tha për DW, se "kushdo që ikën nga lufta dhe dhuna ka të drejtën e mbrojtjes nga ne. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ka të drejtë automatike në Gjermani për paratë e qytetarit”. Aktualisht në Gjermani jetojnë rreth 1.2 milionë refugjatë ukrainas, rreth 530,000 prej të cilëve janë klasifikuar si të punësueshëm nga Agjencia Federale e Punësimit në maj dhe për këtë arsye kanë të drejtën e përfitimit qytetar. Kjo do të thotë se ata marrin deri në 563 euro në muaj dhe shteti u mbulon edhe qiranë dhe shpenzimet e ngrohjes.

Top News – Vranë 66 vjeçarin në Sarandë. Arrestohen në Greqi pas 5 muajsh autorët e dyshuar
28/10 11:48
Top News – Ligj i ri për kriptoasetet, AMF merr në dorë licencimin, rol edhe Banka e Shqipërisë
28/10 11:46
Top Channel/ Studentët te ministria e Arsimit, efektivët e policisë të pranishëm
28/10 11:31
Top Channel/ Protestuesit dogjën kazanë dhe bllokuan qarkullimin, arrestohen dy persona në Tiranë
28/10 11:09
Top News – Studentët diktuan paketën fiskale. Qeveria e pranon, bizneset paralajmërojnë largim
28/10 09:58
Top News-Shëtit i lirë e kundërshton policinë/I akuzuari për vrasjen e Egli Progës arrestohet sërish
28/10 09:49
Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26