Top Channel/ Gjermania, lehtësime për udhëtimet- çfarë i duhet shtetasve shqiptarë!
16/05/2021 13:29

Në Gjermani incidenca e infektimit me Covid-19 është në rënie të vazhdueshme. Të premten ajo ra, për herë të parë pas dy muajsh, nën 100: ishte 96.5 të infektuar në javë për 100.000 banorë. Të shtunën u ul edhe më tej, duke mbërritur në 87.3, cka u prit me gëzim të madh në mediat gjermane. Javën e kaluar Gjermania theu rekordin, për Europën, me numrin e vaksinimeve në një ditë: e kaloi për herë të parë shifrën 1 milion të vaksinuar në 24 orë. Mungesa e vaksinave ishte problemi kryesor në tremujorin e parë të këtij viti, por që prej prillit, furnizimi ka qenë më i kënaqshëm. Nëse vazhdon rënia e incidencës, lehtësime në të gjithë Gjermaninë priten brenda pak javësh. vendi miratoi së fundi lehtësime për të gjithë ata që hyjnë e kthehen në Gjermani, një hap i rëndësishëm ky për pushimet e verës. Me rregulloren e re të Covid-19 për udhëtimet hyrëse, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani me avion janë të detyruar: ose të testohen, ose të paraqesin çertifikatën e vaksinimit me një vaksinë të BE, ose të dëshmojnë se kanë kaluar e janë shëruar nga Covid-19. Kjo pavarësisht nëse udhëtarët vijnë nga një vend që është zonë rreziku me incidencë mbi 50 apo jo. Shqipëria p.sh. prej disa ditwsh nuk konsiderohet më zonë rreziku nga Gjermania. Por kërkesat e mësipërme duhet t'i mbajnë parasysh edhe shtetasit e Shqipërisë. Që prej ditës së sotme, edhe shtetasit e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, nuk do të kenë më nevojë të karantinohen kur hyjnë në Gjermani, por të bëjnë vetëm një test , i cili duhet të dalë negativ.

Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36
Top Channel/ 200 të vdekur nga sulmet në Liban, Irani: “Shkelje e rëndë e armëpushimit”!
09/04 11:35
Top Channel/Irani mbylli Hormuzin- rritet prapë nafta,Vance: S`e kuptoj ç`punë kanë ata me Libanin!
09/04 11:34
Top News – Zhytje e zjarrtë me 40 mijë km në orë / Ekuipazhi i ARTEMIS II kthehet ‘me gjëra të mira’
09/04 11:19