Gjermania dhe BE-ja nuk bien dakord me qëndrimin e fundit të kreut të META-s, Mark Zuckerberg i cili deklaroi se nuk dëshiron më të kontrollojë përmbajtjen e kanaleve të tij të mediave sociale. Kompania me bazë në Kaliforni, tha Zuckerberg, do të rishikojë ndjeshëm politikat e saj të moderimit të përmbajtjes dhe do t'i japë fund programit të saj të kontrollit të fakteve nga palët e treta.