Gjermania duket se po shkon drejt vaksinimit të detyrueshëm, i cili tashmë po mbështetet nga grupet më të mëdha parlamentare në parlamentin federal Bundestag. Zyrtarisht në diskutim janë këto variante: vaksinimi i detyrueshëm për mbi 18 vjeçarët, vaksinimi i detyrueshëm për mbi 50 vjeçarët; një bisedë këshilluese, me detyrim, për vaksinimin; heqja dorë nga detyrimi për vaksinim.