Numri rekord i infektimeve po mbjell panic në Gjermani. Në 24 orët e fundit, institute Robert Koch njoftoi 34 mijë raste të reja. Vala e katërt e pandemisë po bëhet një pjesë çështje kyçe e diskutimeve të qeverisë së ardhshme; tre parti janë duke negocijuar për krijimin e saj pas zgjedhjeve të shtatorit. Social Demokratët, të Gjelbërit dhe FDP-ja po konsiderojnë masa më të ashpra nëse formojnë ekzekutivin, e ndërsa është e paqartë se cilat janë ato, në media flitet për një rikthim të pjesshëm të izolimit.