Top Channel/ Gjermani, ulen orët e punës: Vendi, “në krizë” për fuqi punëtore!
10/11/2023 11:19

Në Gjermani, numri i orëve të punës është ulur, por kjo sipas një studimi të Institutit Gjerman të Ekonomisë, ifo, ka sjellë për rrjedhojë ashpërsimin e problemit të mungesës së fuqisë punëtore. Kreu i ifos, Clemens Fuest, sqaron se numri i të punësuarve nga viti 1991 është rritur vërtet nga 40 në 45 milionë vetë. Por numri i orëve të punës në këtë hapësirë kohore ka mbetur i njëjtë, dhe "45 milionë vetë punojnë aq sa 40 milionë vetë më parë." Sipas të dhënave të Institutit Gjerman të Tregut të Punës dhe Studimit të Profesionit, IAB, gati gjysma e kompanive gjermane në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar nuk mund t'i zinin vendet e punës me punëtorë të kualifikuar. Vetëm në profesionet që lidhen me matematikën, informatikën, shkencat natyrore dhe teknikën mungojnë në Gjermani rreth 300.000 punonjës, sipas raportit të vjeshtës të Institutit të Ekonomisë Gjermane, IW. Mungesa e fuqisë punëtore ndërkohë përfshin të gjithë sektorët ekonomikë. Problemi do të jetë më akut, kur të dalin në pension ata që kanë lindur në vitet 1963/1964. Edhe tek imigrimi ka ende shumë për të bërë, vërejnë ekspertët. Nga refugjatët e ardhur në vitin 2015, afërsisht gjysma punojnë, shpjegon referentja e institutit ofo, Yvonne Giesing. Nga refugjatët e Ukrainës punojnë vetëm rreth 20%. "Pengesa më e madhe është gjuha", sipas ekspertes. Kësaj i shtohet burokracia gjermane, që frenon mbërritjen e fuqisë punëtore.

Top Channel/ Takimi i Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu, çfarë synojnë ata! Marrëdhënia…
26/07 22:26
Top Channel/ Francë, 800 mijë njerëz mbetën pa udhëtuar. Shërbim normal, jo para së hënës
26/07 22:20
Top Channel/ Para ruse për luftën! BE i kalon Ukrainës 1.5 mld euro nga asetet e ngrira të Rusisë
26/07 21:07
Top Channel/ Çifti Obama mbështet Harris/ Rëndësia e përkrahjes publike nga Barack e Michelle Obama
26/07 20:12
Top Channel/ Sabotazh trenave në Francë! Sulm i koordinua, po punohet për rikuperimin e defektit
26/07 19:46
Top Channel/ Adoleshenti shkakton përplasjen e trenit për të regjistruar një video në Youtube
26/07 17:58
Top Channel/ Hajduti i dështuar! Ngec në çatinë e argjendarisë për 9 orë, shpëtohet nga policia
26/07 17:57
Top News/Sabotazh në Francë, ndalen të gjithë trenat/Kaos para Olimpiadës, goditet rrjeti hekurudhor
26/07 15:41
Top News/ ‘Një mur i lartë zjarri!’ Flakët 100 metra të larta, shkrumbohen SHBA-ja dhe Kanadaja
26/07 15:40
Top News/ Kremlini do të hakmerret ndaj BE-së/ U transferuan 1.5 miliardë euro asete ruse në Ukrainë
26/07 15:25
Top News/ Obamat mbështesin Kamalën…’Shtysë e rëndësishme’ nga dy demokratët më popullorë në SHBA
26/07 15:25
Top News/ 4 ton kokainë në thasë me oriz / Sekuestrohet sasia rekord në portin e Barcelonës
26/07 15:24
Ngrihet alarmi/ Sëmundja e pashërueshme e minjve po përhapet tek njerëzit! Vret katër persona
26/07 14:58
Top Channel/ I dyshuar për sulmin me bombë në Moskë, rusi ekstradohet nga Turqia
26/07 14:40
Top Channel/ 8 atletë palestinezë mbërritën në Lojërat Olimpike, si u pritën në aeroportin e Parisit
26/07 14:39
Top Channel/Trump: Nëse Irani bën atentat ndaj meje, Amerika do e fshijë nga harta dhe faqja e dheut
26/07 14:26
Top News/ Koreja e Veriut vjedh sekretet ushtarake / Paralajmëron SHBA: Fushatë globale e Penianit
26/07 13:37
Top News/ Arma e luftrave të së ardhmes…SHBA, Tajvani e Kina, garë për teknologjinë e dronëve
26/07 13:28
Top News/ Kjo luftë duhet të mbarojë, tani! Harris i bën presion Netanyahut, sot takon Trumpin
26/07 13:15
Top News/ SHBA ‘shkatërron’ Sinaloan / El Mayo dhe djali i El Chapos në pranga, si u mashtruan?
26/07 13:14