Gjermania duhet urgjentisht të forcojë aftësitë e saj për të frenuar si sulmet konvencionale, ashtu edhe ato hibride, tha gjenerali i NATO-s, Ingo Gerhartz, në mes të shqetësimeve në rritje lidhur me agresionin rus dhe kërcënimet e tjera të nivelit më të ulët në mbarë Evropën. Në nisje të një konference dyditore në Berlin më 18 nëntor, që ka në qendër forcimin e mbrojtjes të Evropës, Gerhartu tha se “sfida jonë kryesore është frenimi, dhe frenimi sot duhet të jetë kundër të gjitha llojeve të shtypjes”.